Sporti

Benzema barazon sonte një statistikë fantastike të Ronaldos në Ligën e Kampionëve

02/15/2022 20:52
nga:Mergim Rreci

Karim Benzema do të nisë sonte ndeshjen e tij të 100-të në Ligën e Kampionëve për Real Madridin, duke barazuar Cristiano Ronaldon. 

Ai ishte në dyshime për paraqitjen e tij, me sulmuesin francez që vuante nga një lëndim, shkruan GazeatBlic Sport.

Megjithatë, duket se tashmë ka lënë gjithçka mbrapa dhe do të jetë titullar pas pak ndaj PSG-së.

Ai do të barazojë statistikën Ronaldos, me 100 paraqitje me fanellën e Real Madrid në Ligën e Kampionëve.