Sporti

David De Gea gjithnjë e më larg Manchester United – rinovimi i kontratës duket ‘mision i pamundur’

03/31/2023 14:02
nga:E K

David De Gea, gjithnjë e më larg Manchester United. Portierit të “Djajve të Kuq” i ka skaduar kontrata dhe me shumë mundësi më 30 qershor do t’i japë fund aventurës 12-vjeçare.

Sipas asaj që raportojnë mediet britanike arsyet janë ekonomike, pasi anglezët kanë propozuar një rinovim me një pagë shumë më të ulët se pritshmëritë e portierit.

Momentalisht De Gea merr 350,000 paund në javë, një shifër që konsiderohet shumë e lartë nga pronarët aktual të Manchester United.