Ish- eprori i UÇK-së, njëherit anëtar i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ja ka rikujtuar Serbisë, se veprimet e saj ndaj shqiptarëve në vitet 81-99, kanë fundosur Jugosllavinë.
Haradinaj ka thënë se Serbia të njëjtin avaz po e vazhdon edhe tash por po e ndjell fundosjen e vet.
Shkrimi i plotë:
“Po duket që Serbia ende nuk u mbush mend. Nëse e nisi fundosjen Jugosllavia me sulmet e Serbisë ndaj shqiptarëve në periudhën 81-97, të njëjtin avaz po e vazhdon edhe tash por po e ndjell fundosjen e vet”, Ka shkruar Haradinaj në Facebook.


