Lajme

Daut Haradinaj premton formimin e Policisë së Kryeqytetit

08/10/2021 10:46
nga:Gazeta Blic

Kandidati i AAK-së për Prishtinën, Daut Haradinaj ka premtuar formimin e Policisë së Kryeqytetit.

Ai ka theksuar se vitëve të fundit është vërejtur dhuna e shtuar nëpër shkolla.

Dhe sipas tij, kjo situatë dobtë trajtohet me shumë prioritet.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Gjatë këtyre viteve është vërejtur dhuna e shtuar në shkolla dhe përdorimi i narkotikëve të ndryshëm.

Kjo situatë do të trajtohet me shumë prioritet në qeverisjen e ardhshme të kryeqytetit.

Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin do jetë top prioritet dhe kjo do ndikojë direkt në siguri, duke formuar Policinë e Kryeqytetit. Vendosja e kamerave në tërë kryeqytetin, do të krijojë ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët.

#eparaPrishtina!