Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Daulina Osmani i ka reaguar fuqishëm tenistit serb, Novak Djokovic, pasi ky i fundit dha një mesazh kundër Kosovës pas ndeshjes së tij në “French Open”.
Djokovic një sportist nacionalist, pas ndeshjes dha mesazhin: “Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën”, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndërkohë, Osmani ia ka kujtuar datën 17 shkurt të vitit 2008, kur Kosova është shpallur shtet i pavarur.
“17 shkurt 2008 ??
Mos harroni këtë datë si fakt, zoti Djokovic. Një fakt tjetër është se bandat kriminale serbe po sulmojnë gazetarët, policët dhe trupat e KFOR-it në veri të Kosovës.
Prandaj, ndaloni së qenuri qesharak. Bëni pak përpjekje për të qenë një fqinj i mirë”, shkroi Osmani.
February 17, 2008 ??
Remember this date as a fact, Mr. Djokovic. Another fact is that serbian criminal gangs are attacking journalists, police officers and KFOR troops in northern Kosova.
Therefore, stop being a joke. Put some effort into being a good neighbor. pic.twitter.com/FV3L7DV0mK
— Daulina (@DaulinaOsmani) May 29, 2023


