Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka reaguar pasi gjatë ditës së sotme ka pasur debat rreth lejimit apo jo të martesave të personave me gjini të njëjtë.
Ajo në Twitter ka publikuar një fotografi ku me ngjyrat e komunitetit LGBTI shënohet “Dashuria është dashuri’’.
Ajo ka lënë të nënkuptojë se do t’i mbështesë ndryshimet në Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, që parashihet edhe lejimi i martesave të personave që kanë gjini të njëjtë.
— Vasfije Krasniqi (@VasfijeKrasniqi) February 23, 2022


