Sporti

Arsyeja pse Ansu Fati nuk dëshiron të operohet

01/27/2022 08:49
nga:Mergim Rreci

Ansu Fati nuk pranoi operacionin për problemin e muskujve që e prek dhe zgjodhi të ndiqte trajtimin konvencional, edhe pasi departamenti mjekësor i Barcelonës këshilloi operacionin.

Arsyeja lidhet me faktin se sulmuesi i ri është i traumatizuar, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas Marca , gjithçka filloi vitin e kaluar. Sulmuesi 19-vjeçar u operua dhe do të duhej të ndalonte vetëm për tre deri në katër muaj, por gjërat shkuan në mënyrën më të keqe të mundshme dhe ai përfundoi në tavolinën e operacionit për tri herë.

I shqetësuar nga kjo e kaluar e afërt, ai nuk pranon t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale.

/GazetaBlic Sport/