Sporti

Dardan Berisha reagon pas pretendimeve të Sigal Prishtinës për korruptim të gjyqtarëve nga Trepça: “E pa pranueshme… turp!

04/22/2023 18:38
nga:E K

Skuadra e Sigal Prishtinës ka reaguar me një komunikate, duke deklaruar se ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi, i cili dyshohet se tentoi të korruptonte gjyqtarët para ndeshjes me Trepçën.

Sipas klubit, ata kanë zbuluar se një person i ka futur në veturën mercedes dy gjyqtarët e huaj, duke ofruar para në këmbim që referimi të jetë në anën e “Minatorëve”, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas tyre, gjyqtarët e kanë pranuar këtë gjë dhe për këtë arsye nuk kanë referuar në ndeshje.

Pas kësaj akuze nga Sigal Prishtina ka reaguar basketbollisti kosovar i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha.

Në Facebook Berisha ka shkruar “E pa pranueshme…turp”.

Ja postimi i tij: