Sporti

Dani Carvajal nuk përfshihet në listën paraprake të Spanjës për Kupën e Botës

05/12/2026 14:26
nga:Mergim Rreci

Një nga surprizat më të mëdha të ditës ka ardhur nga kombëtarja e Spanjës. Mbrojtësi i Dani Carvajal nuk është përfshirë në listën paraprake të “La Roja”.

Trajneri i Spanjës ka publikuar një listë të zgjeruar me plot 55 lojtarë, por emri i veteranit të Real Madrid mungon totalisht, duke ngritur shumë pikëpyetje te tifozët dhe mediat sportive, transmeton GazetaBlic Sport.

Mungesa e Carvajal konsiderohet e papritur, sidomos pas eksperiencës dhe rolit të rëndësishëm që ai ka pasur ndër vite me fanellën e Spanjës. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për arsye teknike, fizike apo thjesht një zgjedhje të trajnerit.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim nga vetë lojtari apo nga federata spanjolle në ditët në vijim.

/GazetaBlic Sport/