Sporti

Dani Alves: Kam 16 vite me kombëtaren, por nuk kam parë një Brazil kaq të fortë sa tani

11/24/2022 14:03
nga:Lorik J

Dani Alves është duke vënë bast për Brazilin e tij.

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i krahut, i thirrur për Kupën e Botës në moshën 39-vjeçare, është shprehur se Brazili është shumë i fortë.

“Brazili është gjithmonë favorit, nga tradita dhe historia, dy gjërat më të rëndësishme që duhet të kesh, sidomos në këtë kompeticion.

Tani kemi ndërtuar një grup me lëkurë shumë të trashë, për cilësitë njerëzore të njerëzve kjo është dhoma e zhveshjes më e mirë në Brazil për një kohë të gjatë.

Brazili i sotëm nuk ka të barabartë për sa i përket numrit të lojtarëve brilantë, por jemi edhe shumë të ekuilibruar. Unë kam 16 vite në kombëtare dhe ky është grupi dhe momenti jonë më i mirë”, është shprehur ish-lojtari i Barcelonës./abcnews