Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Dukagjini e ka “fundosur” Prishtinën në stadiumin “18 Qershori”, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra nga Klina triumfoi me rezultat 2 me 1. Zhdrella dhe Merlaku shënuan për skuadrën e Dallkut, kurse Mendurim Hoti shënoi golin e vetëm për Prishtinën.
Kjo humbje është vazhdim i serisë shumë të dobët tek skuadra nga kryeqyteti, atje ku tashmë është vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme.
Trajneri i Dukagjini, Armend Dallku u deklarua shumë i lumtur me fitoren e arritur.
“Dua të falënderoj të gjithë tifozët, kjo fitore është pozitive dhe besoj se do të jetë një pikë kthese për ne. Duhet të shkojmë më tej, i përgëzoj futbollistët për angazhimin e tyre”, tha Dallku.
/GazetaBlic Sport/


