Sporti

Dallku pas barazimit me Dritës: Kemi luajtur për fitore, kënaqësi me pa një ekip që lufton për titull ta vonojë lojën ndaj nesh!

04/28/2024 17:14
nga:Lorik J

Skuadra e Dukagjinit ka ndalur Dritën sot në Klinë me rezultatin 1-1.

Ekipi i Dallkut realizoi golin e barazimit në minutën e 100’të – për të ndalur ekipin e Zekrija Ramadanit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes, Dallku tha se skuadra e tij kishte përgatitur ndeshjen për fitore, por është i kënaqur edhe me barazimin, madje thotë se ishte rezultat real.

“Qëllimi ishte për tre pikë – për fat të keq nuk ia dolëm. Kemi bërë më të mirën e mundshme, por një ekip që po lufton për titull, me detyru me vonu lojën, për ne kështë kënaqësi. Barazimi ishte rezultat i drejtë”, tha Armend Dallku për Art Sport 3.

/GazetaBlic Sport