Sporti

Dalin pamjet nga shtëpia ku po qëndron Messi në Barcelonë, derisa tifozët e PSG-së gjenden në aeroportin e Parisit

08/09/2021 19:27
nga:M K

Është konfirmuar se Lionel Messi është ende në Barcelonë, derisa po e merr vetën nga largimi tronditës nga klubi ku qëndroi për 21 vitesh.

Përmes një konference për media të dielën në mesditë, 34-vjeçari mes lotëve konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e Blaugranasve.

Derisa u pyet për Paris Saint-Germanin, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë deklaroi se është një mundësi për të, mirëpo ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Siç u raportuar nga mediat ndërkombëtare, Messi ka pruan kontratën nga klubi i Ligue 1, derisa po i diskuton me babain e tij kushtet financiare, shkruan Telegrafi, përcjell GazetaBlic.

U raportua në paraditen e sotme se argjentinasi ishte nisur për në Paris, mirëpo një gjë e tillë nuk qëndron.

Football Daily ka sjell pamje nga shtëpia e Messi në Barcelonë, aty ku lojtari shihet afër pishinës së tij private.