Mirlind Daku e nisi mirë tek Rubin Kazani, ku shënoi dhe asistoi në takimin e tij të parë, ku u shpall edhe MVP.
Daku tha se ndihet i lumtur për këtë start të tij në Rusi.
“Gjysës së lojtarëve ende nuk ia kam mësu emrin”, tha ai me shaka në Sports Show.
“Klubi tejet profesionist në çdo aspekt. Shpresojë që të vazhdojë me gola. Trajnerin e kam njoftë sepse e kam takuar në Vienë para transferimit, është shumë motivues dhe i lirë me lojtarë. Nuk e ka lidhjen trajner – lojtar, po është si lojtar vet. Para ndeshjes më tha që shaka po bën mirë, ta shohim nesër si po reagon në fushë, i thashë që do e shohësh nesër, sepse kemi pas një mbledhje veç me të, më sqaroi se çka duhet të bëjë. E përqafova pas golit, shkak që më besoi dhe e bindi klubin që më transferuan, ia shpërbleva me gol”, vazhdoi ai.
Ai foli edhe për reagimet që ishin pas transferimit të tij në Rusi.
“Kam pa reagime dhe deklarime për transferimin tim. Unë nuk jam i pari që kam ardhë këtu, ka pasë edhe para meje këtu, kanë bo karrierë dhe i kanë ndreçë punët financiarisht edhe për familjen, kjo është më e rëndësishme. Ndoshta mund të bëhem një ambasador këtu pas një kohe, fansat tani kanë një simpati për mu dhe për vendin tim”
Në fund, Daku foli edhe për të ardhmen me kombëtare.
“Kosovë – Shqipëri për mu janë njejtë. Vjen koha e do ta shohim ku do të luajë. Deri tash Kosovës nuk iu kam dashtë, te kqyrim a muj me iu dashtë hala. Oferta nga Shqipëria ende nuk kam marrë, por në atë moment që e marrë – do e trajtoj seriozisht. Unë nuk e kam marrë pasaportën veç për ta kryer transferimin, por do ta shohim si është. Unë tani kam mundësinë me bë zgjedhje, do ta bëjë për një shtet shqiptar. Nonstop kam qenë 100% me përfaqësu Kosovën, por neglizhenca e tyre më ka bë me mendu alternativë tjetër”
“Mu mu ka dashtë më së shumti ftesa për me bo një transferim në disa momente, çka ndryshova une për dy muaj, për dy muaj kam mujtë me ndryshu fanellën e tash pasaportën, e tani po luaj në një ligë më të fortë. Kjo më bën me mendu edhe tjera opsione, ndërgjegja ime është e pastër. Herën e fundit kam ardhë tek kombëtarja me 40 temperaturën, katër ditë – tri banane i kam hangër në kombëtare. Zoti është i madh i sheh krejt senet.


