Kombëtarja e Shqipërisë u kualifikua në Kampionatin Evropian Euro2024.
Shqipëria doli e para në grup me 15 pikë të grumbulluara, teksa të hënën u ballafaqua me Ishujt Faroe, si ndeshja e fundit e kualifikueseve për kompeticionin që do mbahet në Gjermani, shkruan GazetaBlic Sport.
Në këtë ndeshje ishin prezent edhe djemtë e heroit Afrim Bunjaku, të ftuar nga TKZ.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku duket se i takoi ata pas ndeshjes dhe para pak minutash publikoi fotografi.
“Djemtë e heroit”, shkroi Daku.
/GazetaBlic Sport.



