Sporti

Daku në superformë, futbollisti shqiptar në formacionin e javës në Rusi

05/07/2024 09:23
nga:Lorik J

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku po kalon formë fantastike në kampionatin rus me ekipin e tij, Rubin Kazan.

Daku ka realizuar në tri ndeshje radhazi dhe po konfirmon tashmë formën optimale, para EURO2024, duke i dhënë mesazh të qartë trajnerit Sylvinho për një ftesë.

Mirlind Daku realizoi gol dje ndaj CSKA Moscow në minutat e fundit.

Sulmuesi, Daku është përfshirë në 11’shen më të mirë të javës në Rusi.

Më poshtë keni formacionin e javës: