Lajme

Daka i reagon presidentes Osmani: Vetëm ajo beson në vendim të saj, askush tjetër

04/20/2022 11:18
nga:N M

Pavarësisht vërejtjeve e kritikave që mori presidentja e vendit Vjosa Osmani për mënyrën se si shkarkoi kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e (KQZ), Valdete Daka, ajo mbrëmë e vlerësoi këtë vendim si ndër vendimet më të mira që ka marrë si president.

Ndërkaq sipas ish-kryetares së KQZ, Valdete Daka vetëm presidentja në fjalë ka mbetur që beson në këtë vendim, “të gjithë konsiderojnë që është gabim shkarkimi im, përveç Osmanit”

Valdete Daka në një deklaratë të dhënë për Periskopin, tha se mjafton që të gjitha institucionet ndërkombëtare e kanë vlerësuar si gabim shkarkimin tim.

Daka thotë se nuk ka koment për këtë gjë, duke thënë se ajo çfarë flet presidentja është mendim personal.

“S’kom koment, të gjithë konsiderojnë që është gabim shkarkimi im, përveç znj.Osmani, vet kjo e tregon krejt, të gjitha raportet, të gjitha komentet, të gjitha vlerësimet janë që znj.Osmani ka gabu, dhe jo vetëm që ka gabu por edhe ka bërë shkelje me vet faktin që um ka shkarku, em mënyrën se si um ka shkarku, dhe po më duket që ka mbetë vetëm znj.Osmani që beson në vendim të saj askush tjetër. Natyrisht që ajo insiston ku deri sot gjithë tjerët thonë që ka gabu ajo natyrisht që e mbron vendimin e saj. Për mua mjafton që të gjitha institucionet ndërkombëtarë e kanë vlerësuar si gabim, tash cka thotë ajo është mendim i saj personal, natyrisht që ajo nuk ka me dalë me thanë që kam gabu, dhe ajo me këmbëngulje ka me dalë me mbrojt këtë vendim të gabuar. “, tha ish-kryetarja e KQZ, Valdete Daka një prononcim për Periskopin.

Raporti amerikan për vitin 2021 përmend shkarkimin e ish-kryetare së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga presidentja Vjosa Osmani, ku vlerësohet si ‘ i motivuar politikisht’.

Opozita nuk e bojkoton vetëm Kryesinë e Kuvendit, aty sërish tentojnë ta shtyjnë përpara Komisionin hetimor