Ballkani ka arritur të marr fitore të madhe në shtëpi duke mposhtur Prishtinën me rezultat solid 2-0.
Golat për Ballkanin i shënuan, Baftiu dhe Ermal Krasniqi në minutat 34’të dhe 39’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ballkani kishte raste të tjera kur Ermal Krasniqi humbi penalltinë në minutën e 9’të të takimit.
Vlen të theksohet që Ballkani goditi 2 herë shtyllën e mysafirëveve, fillimisht me Gripshin në pjesën e parë, i cili gjuajti fuqishëm nga distanca, kurse Korenica në pjesën e dytë në minutën e 85’të të takimit, kur goditjen e tij e devijoi në transversale portieri i Prishtinës, Haxho.
Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja i cili tha se çdo ndeshje deri në fund është si finale.
“Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, patëm një ekip që kishte kaluar momente të mira pas rezultateve pozitive, e rëndësishme ishte fitorja pasi kishim disa mungesa, ne kemi edhe një ekip të dytë të mirë që na bëri të mos i vërejmë shumë mungesat.
Rezultatet pozitive normal që shtojnë entuziazmin, çdo ndeshje në fund është si finale”, deklaroi Ilir Daja.
/GazetaBlic Sport/


