Një femër e ka denoncuar dajën e saj pasi pohon që ky i fundit e ka kërcënuar pas një mosmarrëveshje.
Rasti ka ndodhur në Prizren dhe sipas Policisë i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“Prizren 03.09.2021-19:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte kanosur nga daja i saj i dyshuari mashkull kosovar.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Lëndohet një person dhe digjen katër krerë lopë si pasojë e një zjarri në Deçan