Lajme

Daçiq kundër Marrëveshjes së Ohrit

02/22/2024 18:20
nga:Y I

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, e ka konsideruar të “papranueshme anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Deklarata e Daçiç u bë në takimin që ai zhvilloi me shefin e ri të misionit të Këshillit të Europës në Serbi, Janos Babiç.

Daciç shprehu mirënjohjen e tij për të gjitha shtetet anëtare të Këshillit që treguan mirëkuptim për qëndrimet e Serbisë.

Babiç u takua edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ndryshe nga Daciç, në njoftimin për takimin, Presidenca serbe nuk e përmend faktin se Kosova pret të bëhet anëtare e këtij institucioni.

Hyrja e Kosovës në Këshillin e Europës është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit mes Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti.

Në mesazhin e presidentit serb pas takimit thuhet se më përfaqësuesin e Këshillit të Europës u bisedua për “progresin e Serbisë në zbatimin e reformave dhe aplikimin e praktikave të mira të BE-së në shumë fusha”.

Babiç, i cili mori detyrën më 1 shkurt, është një diplomat hungarez me përvojë pune në rajon dhe në Këshillin e Evropës.

/Euronews Albania/