Sporti

Çudia e madhe vjen nga Franca, punëtorët e angazhuar tek PSG ishin të lumtur me eliminimin e klubit nga Liga e Kampionëve

03/11/2022 11:10
nga:Mergim Rreci

Shumë punonjës në PSG thuhet se ishin të lumtur që Real Madrid eliminoi klubin e tyre nga Liga e Kampionëve.

Sipas Romain Molina, ka një atmosferë të tmerrshme në klub dhe punonjësit trajtohen në mënyrë të tmerrshme, madje disa u pështynë nga një person i afërt me presidentin e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ndër të tjera thuhet se ata janë shumë të pakënaqur me atë se çfarë klubi ofron për ta dhe ky rezultat në Ligën e Kampionëve nuk i ka mërzitur fare, madje ka shtuar dozën e disponimit.

Drejtori sportiv i klubit, Leonardo ka paralajmëruar se do të ketë reforma të mëdha në klub, me ndryshimet që pritet të vijnë duke filluar nga ndeshja e ardhshme.

/GazetaBlic Sport/