Sporti

Cristian Romero feston fitoren në derbi: ‘Madridi është kuq e bardhë’

09/21/2026 10:48
nga:L J

Qendërmbrojtësi i Atleticos, Cristian Romero, komentoi fitoren ndaj Real Madridit (2-1) në xhiron e 7-të të La Ligës.

“Krenari, përpjekje dhe zemra e madhe e këtij ekipi. Madridi është kuq e bardhë.”

“Dhe mos lejoni që askush të përpiqet të shpërqendrojë vëmendjen, një +3 plotësisht e merituar,” shkroi Romero.

Kujtojmë se golat në pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje u shënuan nga Alex Grimaldo, Jonathan David dhe Antonio Rudiger. Real Madridi luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 52-të pas përjashtimit të qendërmbrojtësit Dean Huijsen.

/GazetaBlic Sport