Sporti

Conte: Kemi humbur kundër Arsenalit dhe United, nuk jemi pretendentë për titull

10/20/2022 10:03
nga:E K

Manchester United arriti fitore mbrëmë ndaj Tottenham.

“Djajtë e Kuq” fituan derbin në Old Trafford me rezultat 2-0 me golat e Fred dhe Bruno Fernandes, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes trajneri i Spurs, Antonio Conte u prononcua për media ku tha se skuadra e tij nuk është pretendente për titull.

“Ndonjëherë dëgjoj se jemi pretendentë për titull dhe mendoj se na duhet kohë. Në vetëm 10 ose 11 muaj, ju nuk mund të shkoni nga e nënta për t’u bërë pretendentë për titull një vit më vonë, veçanërisht kur përfundoni 20 pikë prapa kreut”, tha Conte.

“Padyshim që nuk është një lojë e mirë për ne, por duhet të jem i sinqertë dhe para së gjithash, veçanërisht me lojtarët e mi, nuk ishte hera e parë për ne, pavarësisht se rezultati është i mirë, sa herë që luajmë një nivel të lartë ne jemi duke luftuar”, shtoi ai.

Kemi luftuar kundër Chelsea sepse barazuam pas 92 minutash, por Chelsea dominoi lojën dhe kundër Arsenalit humbëm dhe sot ndaj United gjithashtu. Sigurisht që kur niveli të jetë i lartë, ne do të luftojmë”, përfundoi trajneri i Tottenham.

/GazetaBlic Sport/