Sporti

Conceicao do të largohet menjëherë nëse fiton finalen e Kupës së Italisë

04/29/2025 09:09
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, do të japë dorëheqjen me dëshirën e tij nëse fiton Kupën e Italisë muajin e ardhshëm.

Nëse gjërat shkojnë ndryshe, kuqezinjtë do ta shkarkojnë direkt trajnerin e tyre portugez, fati i të cilit është i qartëm, transmeton GazetaBlic Sport.

“Calciomercato” është media e fundit italiane që pretendon se gjiganti milanez do të ketë një trajner tjetër në sezonin 2025/26.

Mediat italiane shtojnë një detaj interesant në lidhje me largimin e trajnerit. Burimi shkruan se portugezi do të largohet nga Milani me vetëdëshirë nëse  e fiton me kuqezinjtë Kupën e Italisë më 14 maj. Finalja është midis Milanit dhe Bolognas.

Conceicao nënshkroi një kontratë deri në vitin 2026, duke zëvendësuar bashkëkombësin e tij Paulo Fonseca në dhjetor, por Rossonerët mund ta ndërpresin marrëveshjen në fund të sezonit.

Performanca në kampionat është jashtëzakonisht e pakënaqshme për “Djallin”, duke zënë vendin e nëntë në tabelë. Milani u eliminua gjithashtu herët në Ligën e Kampionëve nga Feyenoord.

/GazetaBlic Sport/