Sot është bërë hapja e parkingut të parë nëntokësor në Komunën e Prishtinës.
Korab Fazliu, si drejtor menaxhues i këtij parkingu, tha se ky projekt është i partneritetit publiko-privat, ku këtyre iu është dashur të investojmë më shumë se 10 milionë euro.
Brenda këtij parkingu me kapacitet prej 530 vendeve, edhe personat me aftësi të kufizuara mund të gjejnë vende të rezervuara dhe lehtësisht të qasshme. Sipas Fazliut, brenda hapësirave të parkingut ka edhe WC publike, falas për të gjithë qytetarët, pavarësisht a e parkojnë makinën aty apo jo. Ndonëse ka kërkuar kujdes të lartë nga përdoruesit.
Fazliu në Klan Kosova bëri me dije se edhe çmimet, për të cilat u reagua nga qytetarë e nga opozita në kryeqytet, mund të shqyrtohen. Ai shtoi se çmimet e parkingut janë vendosur në koordinim me Komunën, dhe me pajtim, po ashtu me Komunën mund të ndryshojnë, pasi asgjë nuk ka të pandryshuar.
Madje, tha se janë në ideim edhe të ndonjë çmimore për vikendet, festat e ndonjë dite tjetër. Ndërsa, nga kjo e premte, deri të dielën pas mesnate, parkingu do të jetë falas për përdoruesit.
Sot bëhet hapja zyrtare e parkingut nëntokësor në Prishtinë


