Lajme

Çmimet e derivateve për sot

06/25/2026 09:08
nga:L J

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 25 qershor 2026.

Referuar vendimit të MINTI-it, sot çmimi i naftës është 1.36 euro për litër, një cent më lirë se të mërkurën.

Ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.35 euro për litër, një cent më shtrenjtë se dje.

Ndërkaq, çmimi i gazit mbetet i njëjtë; 0.67 euro për litër.