Në platformën zyrtare të shitjes së biletave, ku mund të blihen bileta të verifikuara, çmimet për të parë ndeshjen debutuese të Lionel Messit për Inter Miami fillojnë nga 280 dollarë (250 euro) dhe shkojnë deri në dhjetë mijë dollarë.
Messi debuton në datën 21, kundër skuadrës meksikane Cruz Azul dhe me biletat e shitura tashmë, ka mbetur vetëm tregu zyrtar dhe ligjor paralel i rishitjes, në të cilin biletat arrijnë çmime marramendëse, transmeton GazetaBlic Sport.
Ka një interesim të jashtëzakonshëm për të parë debutimin e tij dhe jo vetëm në stadium, por edhe me platformat televizive, të cilat janë në gjendje të paguajnë shifra të majme për të siguruar të drejtat.
/GazetaBlic Sport/


