Sporti

“Çmendet Manchester City” – Gvardiol mund të bëhet qendërmbrojtësi më i shtrenjtë në histori, Leipzig kërkon 100 milionë euro për kroatin

06/25/2023 13:06
nga:E K

Sipas lajmeve të publikuara këtë të dielë nga gazetari italian Fabrizio Romano, Josko Gvardiol, qendërmbrojtësi kroat që luan për RB Leipzig, tashmë ka rënë dakord për kushtet e kontratës me Manchester Cityn.

Negociatat mes klubeve ende po vazhdojnë dhe gjermanët nuk dëshirojnë ta shesin mbrojtësin për më pak se 100 milionë euro, shkruan GazetaBlic Sport.

Gazetari Florian Plettenberg tha sot se “qytetarët” tashmë kanë dërguar një ofertë të re, prej 90 milionë euro plus bonuse për qendërmbrojtësin.

Kjo shumë tashmë tejkalon atë që Manchester United pagoi për rekordmenin Harry Maguire kur u transferua nga Leicester City për 87 milionë euro.

/GazetaBlic Sport/