Lajme

Ç’ka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

07/17/2021 07:07
nga:Y I

Këto janë ngjarjet kryesore të datës 17 korrik, raporton Gazeta Blic.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan mban Konventën përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit, ku edhe do të zyrtarizohet kandidati për kryetar të Komunës. (Dega e LDK-së në Gjilan, ora 10:00)

Shënimi i “Epopesë së UÇK-së të korrikut 1998”, në komunën e Rahovecit bëhen homazhe te Muri i Pikëllimit dhe vend rëniet e dëshmorëve: Abdullah Bugari dhe Gëzim Hamza. (Komuna e Rahovecit, 10:00)

Komuna e Vushtrrisë lanson platformën “Invest in Vushtrri”. (Kalaja e Vushtrrisë, ora 11:00)