Lajme

Çka pritet të ndodh sot në Kosovë

09/20/2022 07:17
nga:Astrit Gashi

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

– Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes formon grupin punues për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për Shërbim në Forcës së Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

– Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mbanë konferencë për media, në të cilën do të prezantohet raporti hulumtues me titull “Regresi i drejtësisë civile” i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë procedimit të rasteve gjyqësore civile gjatë vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Qendra për Studime Ndërkombëtare dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mban konferencë ndërkombëtare me temën ‘’Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për Ekstremistët dhe Luftëtarët e Huaj në Kosovë dhe Itali’’. (Hotel Sëiss Diamond, ora 10:00)

– Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 10:30)

– Auditorja e Përgjithëshme, znj.Vlora Spanca raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të pavarur, për PVF-të e Zyres Kombëtare të Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

– Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti miraton raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror dhe shqyrton Planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

– Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat mban konferencë të jashtëzakonshme. (Zyra e federatës sindikale, ora 11:00)

– Organizata jo-qeveritare “Nevo Koncepti” mban konferencën për media në të cilën do të prezantohen aktivitetet e projektit për promovimin e qeverisjes së mirë përmes angazhimit të shoqërisë civile në nxitjen e pjesëmarrjes së komunitetit Rom në proceset vendimmarrëse në nivel lokal. (Zyret e OJQ “Nevo Koncepti” në Prizren, ora 11:00)

– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi midis dy parlamenteve. ​(Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në Tiranë, ora 12:00)

– Përzgjedhësi i Kombëtarës së Kosovës Alain Giresse. (Hotel ‘Emerald, ora 13:00)

– Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim miraton raportin e punës së Komisionit për vitin 2022, të sesionit pranveror si dhe shqyrton planin e punës për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, kandidatja për Kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosje!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për Vetëvendosje!, Behar Jashari bëjnë shpalosjen e platformës së kandidatit. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

– OJQ Aktiv organizon koncertin e Mitrovicës Rock School. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 19:00)