Lajme

Çka po ndodh në rajonin e Ballkanit?

12/31/2023 13:13
nga:Burim Ramadani

Shkruan: Burim Ramadani

Serbia, Republika Serbe në Bosnjë dhe pushteti aktual në Malin e Zi janë të përbashkuar në qëllimet e tyre të përbashkëta territoriale.

“Të gjithë serbët të jetojnë në një Serbi” është qëllimi territorial që e ka përcjellë Serbinë, të paktën në formë të shkruar që nga Nacertanije e Garashaninit, në vitin 1844.

Tash, ky qëllim ka marrë epitete të ndryshme gjatë periudhave të ndryshme. Ajo njihet edhe si “Serbia e Madhe” (Millosheviqi), “Bota Serbe” (Vuciqi, Vulini etj), dhe së fundmi “Konfederata e Trojeve Serbe”.

Rrjedhimisht, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina mbetet caqet kryesore të Serbisë.

Normalisht, ajo nuk mund të sulmojë ndonjërin prej shteteve që tashmë janë anëtare të NATO, sikurse Kroacia, Mali i Zi apo Maqedonia e Veriut. Porse, për ato shtete, Serbia ka vazhduar të ndërtojë politika ndëhyrëse, sidomos në Podgoricë dhe në Shkup.

E tërë kjo po ndodh në periudhën kur bota po trazohet, apo veçse është trazuar mjaftueshëm.