Lajme

Çka konfiskoi policia të dielen në Dollc të Klinës ku pati të shtëna me armë?

2 ditë më parë
nga:G C

Të dielën në fshatin Dollc të Klinës, pati të shtëna me armë zjarri.

Si rezultati, policia u vu menjëherë në veprim duke i arrestuar dy të dyshuar.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në këtë aksion, organet e rendit i konfiskuan edhe disa armë, përfshirë edhe mortajë të dorës.

Krejt çka gjeti policia dhe i konfiskoi:

– njё armё automatike AK47

– njё karikator i tё njëjtёs armё

– 183 fishekë kal: 7.62×39

– gjashtё gёzhoja kal:7.62×39

– njё mortajё dore 69/40

– njё karikator i AK47

– tridhjetё e katёr fishekё 7.62×39

– nёntё fishekë kalibër i panjohur.