Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha,ka vizituar sot lagjen Kodra e Trimave.
Atje u prit me shumë entuziazëm nga qytetarët ku e pranishme ishte edhe kandidatja për Asamble, Arlinda Rama.
“Kodra e Trimave është një nga lagjet më të mëdha dhe më të gjalla në Prishtinë, me njerëz punëtorë, patriotë dhe plot energji për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Por, si çdo lagje në rritje, ajo ka nevojë për investime dhe përmirësime që do të sjellin kushte më të mira jetese për familjet që jetojnë këtu”- u shpreh ai.
Postimi i plotë:


