ÇKA JANË ALERGJITË ?
*Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të padëmshme.
*Pra te njerëzit me alergji ka një përgjigje imune ndaj substancave të caktuara në trup, si pluhuri, ushqimet apo kafshët shtëpiake.
*Por kur flasim për fëmijët shumë herë prindërit mund të ngatërojnë këto simptoma me sëmundje të tjera sepse ndodhë që fëmija të ketë kollitje të vazhdueshme e vështirësi në frymëmarje gjë që i bën të mendojnë se kanë të bëjnë me probleme të rrugëve respiratore.
*Ndonjëherë fëmijët mund të përjetojnë edhe dhimbje barku, të përziera, ose diarre pas marrjes së ushqimeve të caktuara, gjë që prapë mund të ngatërohet me ndonjë problem tjetër.
*Prindërit gjithmonë duhet të diskutojnë me mjekët pediatër reagimet e fëmijëve ndaj subtancave të ndryshme, ushqimeve apo vendeve të caktuara, sepse janë mjekët ata që do udhëzojnë diagnostikimin e saktë për të vërtetuar situatën.
*Ndërsa në rastet kur fëmijët mund të ndjejnë shtrëngim në fyt, vështirësi për të folur ose marrë frymë kërkoni ndihmë urgjente mjekësore.
*Në spitalin ‘’Fati Im’’ ju mirëpresin mjekët e dëshmuar pediatër.
🏥SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!


