Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

04/18/2024 07:08
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 18 prill 2024

09:00

Mbahet konferenca me temën: “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara”. Marrin pjesë: Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Bardhyl Dobra, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Arbëresha Loxha Stublla, Drejtore Ekzekutive e GLPS. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë)

10:00
Bëhet Konstituimi i Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

10:00
Nër nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bën homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe do të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore. (Varrezat e dëshmorëve të Prishtinës – Velani)

11:00
Në kuadër të Akademisë Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve të Komunës së Lipjanit, bëhet promovimi i librit “Hallaqi i Vogël me Zemër të Madhe”. ( Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani” – Lipjan)