Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

11/15/2023 07:34
nga:G B

Ngjarjet e ditës: 15 nëntor 2023

Instituti Riinvest organizon Forumin Ekonomik vjetor, me ç’rast prezantohet raporti “Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike”. Marrin pjesë Elene Imnadze, zyrtare e lartë e Operacioneve nga Banka Botërore, Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës etj. (Ora 09:30, Hotel “Emerald”)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizon tryezën me temën “Pjesëmarrja e barabartë gjinore në trupat menaxhuese të zgjedhjeve”. (Ora 10:00, Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor të Bankës Qendrore të Kosovës për vitin 2022. (Ora 11:00, Kuvendi i Kosovës, C203)

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) shënon “Ditën e informimit për komunitetet”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla; ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq etj. (Ora 12:00, Salla e sportit në Akademi, Vushtrri)

Grupi Parlamentar i LDK-së organizon tryezën me temën “Projekt-buxheti i Republikës sё Kosovës pёr vitin 2024”. (Ora 14:00, Kuvendi i Kosovës, N506)

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Ora 15:00, Hagë)

ETEA organizon ligjëratën me profesor Gëzim Selacin me temën “Universiteti mes formimit kulturor dhe profesional të individit”. (Ora 19:00, Qendra “Libart”, Prishtinë)