Ngjarjet për ditën e sotme, 6 mars 2023:
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan hap ekspozitë me fotografi në shënim të 10-vjetorit të themelimit (Ora 09:00, UKZ, Gjilan)
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Ora 10:00, Prekaz)
Shoqata Kosovare për Zhvillim dhe Inovacion (KADI) publikon raportin “Metodat e mësimdhënies në edukimin ligjor parauniversitar në Kosovë”. (Ora 10:00, Hotel “Opera”, Prishtinë)
Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”. Merr pjesë dhe presidentja Osmani, e cila do të mbajë një fjalë. (Ora 12:00, Kuvendi i Kosovës)
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, shënon 10-vjetorin e themelimit të tij. (Ora 12:00, Salla e koncerteve të shkollës së muzikës “Prenk Jakova”)
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shënon 10-vjetorin e themelimit. Me këtë rast akademik Minir Dushi do të nderohet me titullin: “Doctor Honoris Causa”. (Ora 13:00, Kampusi universitar, objekti 1, Mitrovicë)
Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Ora 17:00, Pallati i Rinisë, Prishtinë)


