Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

09/05/2022 07:14
nga:G B

Ngjarjet për ditën e sotme, 05 shtator 2022:

08:30

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatorja e Nënë Terezë në Prishtinë. (Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë)

09:30

Presidentja Osmani bashkë me Kryeministrin Kurti, vizitojnë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren. (Prizren)

10:30 – 17:30

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

Agjenda:

10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar;

11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi;

12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit;

12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc;

14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë;

15:00 – Drekë Pune me liderët politikë të Preshevës;

17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel “Rozafa”, Bujanoc.

10:30

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban konferenë për medie, lidhur me deklaratat e kryeministrit Kurti dhe të ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor. (Ndërtesa e KGjK-së, Rr. “Luan Haradinaj”)

10:30

Përfaqësues të Universitetit Zug nga Zvicra vizitojnë Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ku do të takohen me rektorin Bajram Kosumu. (Objekit i Universitit të Gjilanit)

12:00

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj vazhdojnë protesten kundër dhunës ndaj vajzave. (Para ndërtesës së Qeverisë)

13:00

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi në bashkëpunim me revistën “Drita” organizon Ekspozitën me titull “E kam në zemër popullin tem shqiptar”. (Hapësirat e Bogdanopolisit në Katedralen e Kosovës)

13:30

Biblioteka Kombëtare e Kosovës mban ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës në Kosovë. (Biblioteka Kombëtare)

15:00

Me rastin e “Ditëve të Nënë Terezës”, në një ceremoni të veçantë, në Kabinetin e Presidentes Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”. (Kabineti i Presidentes)