Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

10/05/2021 08:18
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

– Mbahet ceremonia hapëse për themelimin e projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”. (Shkolla Zekria Rexha në Gjakovë, ora 11:00)

– Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes takohet me pjesëmarrësit e Kursit të Larte për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave te Armatosura të Shqipërisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

– Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, viziton Gjilanin, ku bashkë me kryetarin, Lutfi Haziri, do të qëndrojnë në Fshatin e Lumtur, i cili gjendet në Zabel. (Fshati Zabel në Gjilan, ora 13:00)

– OJQ EC Ma Ndryshe organizon debatin me kandidatët për Kryetar të Komunës së Prizrenit ku do të diskutohen temat gjithëpërfshirja në politikat publike të Komunës së Prizrenit, gjendja e mjedisit dhe hapësirave publike si dhe mbrojtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore. (Kino Lumbardh, ora 14:00)

– Mbahet ceremonia hapëse për themelimin e projektit “Kidpreneurship – Think. Design. Create”. (Shkolla “Fehmi Agani” në Gjakovë, ora 14:00)