Lajme

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

10/29/2020 07:18
nga:F K

Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

10:00
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi takohet me kryetarin e komunës së Ferizajt, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës)

10:30
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, pret në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski.( Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37​)

10:40
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi inspekton punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj)

11:00
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi bën përurimin e fushave të tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve “Bill Clinton”, Ferizaj)

11:15
Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski, mbajnë konferencë për medie.( Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës).

13:00
Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit)