Ngjarjet e datës 30 korrik, raporton Gazeta Blic.
10:00 Oda e Farmacistëve të Kosovës bën promovimin e “Revistës Farmaceutike”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:30 Drejtësia Sot, platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Mekanizmi disiplinor ndaj gjyqtarëve dheprokurorëve: Një reflektim mbi gjendjen aktuale”. (Zyret e GLPS)
11:00 Organizuar nga kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri mbahet takimi me përfaqësuesit e pesë konfesioneve fetare, në funksion të kultivimit të dialogut ndër-fetar. (Zyra e Kryetarit, Gjilan)
13:30 Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizojnë konferencë njëditore me titullin “Planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, mjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm e trashëgimisë kulturore”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
19:30 Edicioni i tretë i Festivalit Evropian të Filmit në Kosovë, përfundon me një ceremoni çmimesh në Kino Armata në prani të zëvendësshefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri. (Kino Armata, Prishtinë)


