Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë

02/09/2023 07:17
nga:G B

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023:

Kuvendi i Kosovës mban seanca e re plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ora, 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. Pas takimit (në ndërtesën e Komunës), Vitia dhe Bulliqi do të vizitojnë hapësirën e destinuar për Shërbime Specialistike dhe punimet në Urgjencën e Qytetit. (Podujevë, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Gllamnik. Pas përurimit, ata do të deklarohen për medie. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)

Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (“Këndi Amerikan”, Prizren, ora 11:00)

Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Ora, 17:00)