Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë

10/20/2022 07:22
nga:G B

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, merr pjesë në “Parlamentin e dytë rural të Kosovës”. (Ora 09:00, Hotel “Sharri”, Prevallë)

Me rastin e Konferencës dhe Asemblesë së Përgjithshme të nëntë të International Biennial Association, Manifesta organizon një konferencë dy ditore që do të hulumtojë në zgjerimin e formatit ekspozues tradicional të bienaleve. (Ora 09:30, Kino “Armata”, Prishtinë)

Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton tri projektligje për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ora 09:45, Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare në të cilën do të shqyrtojë Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe Projektligjin për mbështetjen e punëve publike. (Ora 10:00, Kuvendi Kosovës)

ORCA viziton drejtorin e AKA-së dhe kryetaren e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të diskutuar mbi anëtarësimin e AKA-së në ENQA si anëtar i asocuar. (Ora 10:00, Agjencia e Kosovës për Akreditim)

Mbahet dita e dytë e panairit AGROKOS 2022, i cili mbledhë mbi 130 ekspozues organizuar nga Congress and Event Organization (CEO). (Ora 10:00 -18:00, Pallati i Rinisë, Prishtinë)

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare. (Ora 12:00, Ndërtesa e Kuvendit)

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj e pret në takim ambasadorin Belgjikës në Kosovë Frederic Maurice dhe shefin e zyrës belge në Prishtinë, Julien Sassel. (Ora 15:00, Shtëpia e Bardhë, Prizren)