Lajme

Çka do të ndodh sot në Kosovë

06/23/2022 07:02
nga:Q R

Ngjarjet e datës 23 qershor, përcjell GazetaBlic.

Drejtoria komunale e Administratës në Prishtinë rihap Bashkësinë Lokale në Hajvali. Merr pjesë kryetari i Prishtinës Përparim Rama. (Ora 09:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Komuna e Prishtinës prezanton Planin e Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. (Villa Gërmia, ora 10:00)

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim prezanton programin rajonal “SMART Balkans – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:30-14:00)

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës paraqet botimet “Në botën e përbashkët” nga Anton Kolë Berishaj dhe “Fshehja e krimit” nga Anton Vukpalaj. (Salla e ASHAK, ora 11:00)

Në kuadër të projektit “COVID 19 – Përditësimi dhe Përmirësimi i Qëndrueshëm i Sigurisë së Pacientit/Stafit dhe Higjienës Spitalore në Kosovë”, ISEE-HSP në bashkëpunim me Kolegjin Heimerer dhe përkrahjen e GIZ, organizon tryezën e rrumbullakët. (Hotel ‘Sirius’, salla 2, ora 11:00-12:30)

Ndërmarrja Publike Banesore përuron lokalet në rrugën “Adrian Krasniqi”, afër shkollës fillore “Naim Frashëri”, Prishtinë. (Ora 13:00)

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen e radhës. (KGJK, ora 13:00)

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) mban konferencë për media. (Zyrat e SSHCK në objektin e “ish-Gërmia” afër ndërtesës së qeverisë, ora 11:00)

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi organizon takimin e parë publik me qytetarë për punën e tij në gjashtëmujorin e parë 2022. (Salla e Kuvendit Komunal Rahovec, ora 13:00)

Informim i Dhomave të Specializuara të Kosovës për media. (Hagë, ora 14:30)

Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, mbajnë takim konsultativ për t’u prezantuar qytetarëve ‘Strategjinë e Energjisë 2022 – 2031’. (Salla e Kuvendit Komunal Prishtinë, ora 16:00 – 17:30)