Sporti

City – United, formacionet zyrtare të finales së FA Cup

06/03/2023 15:03
nga:Mergim Rreci

Për herë të parë në histori, Manchester City dhe Manchester United do të përballen me njëri – tjetrin në finalen e madhe të FA Cup.

Kampionët e Anglisë, vijnë si favoritë në këtë sfidë, pasi ata synojnë të sigurojnë trofeun e dytë sezonal, për të tentuar më pas tripletën, një sukses që vetëm rivalët e përjetshëm të United e kanë arritur më parë në ishull.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me shumë spektakël e gola në ‘Wembley’, duke nisur nga ora 16:00.

Ja formacionet zyrtare:

Manchester United XI: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Lindelöf, Shaw; Casemiro, Fred, Eriksen; Bruno Fernandes, Sancho, Rashford.

Manchester City XI: Ortega Moreno; Walker, Stones, Dias, Akanji; Rodrigo, De Bruyne, Gundogan; Bernardo, Grealish, Haaland.

/GazetaBlic Sport/