Lajme

Çitaku: Zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave, s’ka kuptim ndërlidhja me sistemin ETIAS

11/10/2022 16:56
nga:G B

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur zhgënjyes lajmin për procesin e liberalizimit të vizave, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se s’ka asnjë lloj kuptimi ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, derisa qytetarët nga Venezuela deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

Postimi i saj i plotë:

Zhgënjyes lajmi për procesin e liberalizimit të vizave.

Ndërlidhja e këtij procesi me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS nuk ka asnjë lloj kuptimi, në kohën kur qytetarë nga Venezuela deri në Taiwan udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.