Lajme

Çitaku: Raporti i fundit i “Freedom House”, ku përmendet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pasaktë

04/20/2022 12:49
nga:Astrit Gashi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se raporto i fundit i “Freedom House”, ku përmendet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është i pasaktë.

Çitaku ka thënë se raporte janë pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt, tutje ajo thekson se këtë mezi pret ta keqpërdor Prokuroria në Hagë për ti lënë krerët e UÇK-së edhe më tej në paraburgim.

“Presidenti Thaçi pothuajse dy vjet po mbahet padrejtësisht në Qendren e Paraburgimit në Hagë, duke iu mohuar e drejta për mbrojtje në liri. Duke mos qenë as fizikisht në Kosovë, e aq më pak politikisht aktiv, do të doja ta di formulën magjike që sipas raportit në fjalë, z.Thaçi e paska përdorur për të zgjedhur e emëruar njerëz në Kosovë.Për më tepër, çdo vizitë dhe çdo telefonatë e zotit Thaçi është e monitoruar. Këto lloj raportesh, po të mos ishin edhe të dëmshme, do të ishin thjeshtë qesharake. Janë pikërisht raporte të tilla, pa burim informacioni dhe pa asnjë fakt të vetëm, që Prokuroria në Hagë mezi pret t’i keqperdor për t’i lënë krerët e UÇK-së edhe më tutje në paraburgim”, ka shkruar Çitaku .