Lajme

Çitaku: PDK është gati për fitore në zgjedhjet lokale

06/14/2025 15:29
nga:Y I

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku në konferencën për media foli rreth zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.

Ajo tha se PDK është gati për fitore, dhe është gati t’i jap Kosovës përfaqësuesë.

“Në zgjedhjet e vitit 2021 shënuam një fitore të rëndësishme që synojmë ta thellojmë më 12 tetor. Kosova ka nevojë për vizion, stabilitet dhe përfaqësues. Këtë vizion dhe forcë e ka PDK. Ne jemi gati për përgjegjësi, fitorja e radhës nis më 21 qershor do të vazhdojë më 12 tetor”, u shpreh Çitaku.