Lajme

Çitaku pas intervistës së Thaçit: Dielli do të lind përsëri, President

09/04/2023 21:04
nga:Genita C

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçit.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka treguar solidaritet me ish-presidentin.

“Dielli do të lind përsëri, President”, ka shkruar ajo mbi fotografinë e saj me Hashim Thaçin.