Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ia ka rikujtuar kryeministrit Kurti se çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar e importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se investime kapitale janë zero por që presioni është i lartë.
Postimi i saj i plotë:
Rikujtim: Çmimet e produkteve esenciale janë dyfishuar, importet nga Serbia janë rritur si kurrë më parë, investimet kapitale zero, ama presioni i naltë.


